Ylli televiziv, Kim Kardashian, nuk shqetësohet fare për lidhjen e re të Pete Davidsonit me modelen, Emily Ratajkowski.
Miliarderja 42-vjeçare u nda nga komediani 29-vjeçar në fillim të vitit, dhe besohet se është e qetë sa i përket romancës së re të ish të dashurit të saj.
“Kim nuk shqetësohet nga lidhja e çiftit Pete dhe Emily dhe e di që gjërat mes saj dhe aktorit kanë përfunduar dhe janë sqaruar moti. Ajo thjeshtë dëshiron që të gjithë ta jetojnë jetën sa më mirë që është e mundur dhe të jenë të lumtur”, deklaroi një burim i afërt me Kardashianin.
Themeluesja e kompanisë “SKIMS” tani është fokusuar në lumturinë e saj personale dhe të fëmijëve.
Kim, e cila i ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm, me ish-bashkëshortin Kanye West, po vazhdon ta bëjë më të mirën kur vjen puna tek rritja e fëmijëve me reperin kontrovers.
“Ajo ka gjetur mbështetje në orarin e saj shumë të rregulluar dhe të balancuar të punës, dietën e shëndetshme, regjimin e duhur të fitnesit, rutinën e familjes dhe më shumë. Familja është shtylla kryesore për të dhe asaj i pëlqen të angazhohet në çdo gjë dhe gjithçka që lidhet me familjen e saj. Fëmijët po rriten shumë mirë dhe ndihen të përkujdesur nga të gjithë”, tha një burim për “Entertainment Tonight”.
Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave, Pete Davidson dhe Emily Ratajkowski janë në fazat e para të romancës.
Edhe
Davidson dhe Ratajkowski mund të jenë çifti më i ri i showbizit
Në fillim të nëntorit, modelja 31-vjeçare e shoqëroi aktorin komik në ditëlindjen e tij, dhe komunikimi mes tyre ka vazhduar në javët në vazhdim.
Davidson në të kaluarën ka qenë në lidhje me aktoret Kate Beckinsale, Margaret Qualley dhe Phoebe Dynevor, këngëtaren Ariana Grande dhe modelen Kaia Gerber, që është vajza e supermodeles Cindy Crawford.
{gallery}