Ylli televiziv, Kim Kardashian, e cila ishte e martuan me reperin Kanye West nga viti 2014 deri më 2021, në tetor të vitit të kaluar e filloi lidhjen me komedianin 28-vjeçar, Pete Davidson.
Tani, ajo thotë se është në paqe me të dashurin e saj të ri dhe insiston se është person të cilës i pëlqejnë lidhjet romantike, raportoi të mërkurën portali “Female”.
“Unë jam person që më pëlqen të jem në lidhje dashurie. Në të kundërtën, kurrë nuk do të isha futur në një lidhje nëse nuk do ta kisha në plan të kaloja shumë kohë me atë person. Natyrisht më pëlqen t’i marr gjërat shtruar dhe ta njoh më mirë partnerin, por jam shumë e lumtur dhe e kënaqur me lidhjen aktuale. Është ndjenjë e mirë të jesh në paqe me personin e zemrës”, deklaroi Kardashian.
Edhe familja e Kimit është e kënaqur me lidhjen e saj të re dhe që të gjithë e vlerësojnë Davidsonin si një person të mirë, i cili vazhdimisht e bënë bukuroshen 41-vjeçare të qeshë dhe të ndihet e lumtur.
Lidhja mes çiftit, Kim dhe Pete, po bëhet gjithnjë e më serioze. Së fundmi ylli televiziv u takua me gjyshërit dhe miqtë e afërt të aktorit të shout “SNL”. Po ashtu besohet se Pete tashmë është njoftuar me fëmijët e miliarderes, North, Saint, Chicago dhe Psalm, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin Kanye West.
Edhe
Kim Kardashian zyrtarizon lidhjen me Pete Davidson
Në lajme të tjera, emisioni i ri i familjes Kardashian/Jenner fillon të transmetohet në platformën Hulu, nga 14 prilli.
{gallery}