Kim Kardashian e ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Pete Davidson, përmes një fotografie që ka postuar në Instagram.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” 41-vjeçare, ka postuar një përzgjedhje fotografish me aktorin komedian, 28-vjeçar, vetëm pak ditë pasi u shpall ligjërisht beqare, me rastin e divorcit nga ish-bashkëshorti, Kanye West.
Në njërën nga fotot, Kim dhe Pete shihen duke shikuar njëri-tjetrin drejt në sy.
Fotoja e dytë e postuar nga Kim - e cila ka katër fëmijë me reperin West, North, 8 vjeç, Saint, 6, Chicago, 4 dhe Psalm, 2, është një selfie bardh e zi e dyshes, të cilët kanë qenë lidhur që nga tetori.

Artikuj të ngjashëm