Sir Kenneth Branagh ka thënë se e dinte që aktorja Kate Winslet do të bëhej yll kinemaje që në momentin e takimit. Regjisori i filmit “Death on the Nile”, kishte supozuar se aktorja është më e moshuar se 17 vjeç sa ishte në kohën kur bëri audicionin e filmit.
Regjisori nuk kishte dyshime se ylli i filmit legjendar “Titanic” do të arrinte majat e botës filmike. Në një shkrim për nderimin e aktores që është përfshirë në listën e 100 njerëzve më me ndikim të revistës “Time” për vitin 2021, Branagh ka thënë se aktorja kishte një prezencë të jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kur po përzgjidhja Kate Winslet në moshën 17-vjeçare, mendova se ishte 25-vjeçare. Kishte një vetëbesim, prezencë dhe përqendrim në dhomë. Kur ajo doli nga dhoma, i thashë drejtorit me siguri të plotë: ‘Sapo u njoftuam me një yll’”, ka shkruar ai.
Aktori dhe regjisori 60-vjeçar e ka lavdëruar etikën e punës dhe aftësitë e Winsletit në aktrim.
“Tre vjet më herët, e zgjodha atë për rolin e Ophelias në filmin për Shakespearen. Nuk i kërkova të bënte audicionin. Ajo solli energjinë prej detektives në prova. Na dëgjoi me shumë kujdes dhe shprehu personazhin në thellësi. Ajo u lidh me Shakespearin krejt natyrshëm”, ka shkruar Branagh.
“Në ‘Mare of Easttown’ këto kualitete janë rrezatuese, tani janë shndërruar në teknikë të vërtetë të aktrimit. Vetëm tani, ajo në art e fsheh plotësisht artisten. Kate Winslet zhduket dhe Mare del në pah plotësisht, pa ndonjë gjë artificiale. Është e mrekullueshme ta shikosh”, ka shtuar regjisori.
Ani pse Kate tani është 45-vjeçare, Kenneth e sheh atë në moshë më të re.
“Ende e shoh si 25-vjeçare, por tani është mjeshtre e artit të saj”, ka thënë regjisori në vlerësimin e tij.