Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kate Winslet do të donte të kishte një koordinator për skenat intime

Aktorja e mirënjohur për Hollywoodit, Kate Winslet, e cila është e njohur për rolin e saj në filmin “Titanik”, ka thënë se do të donte të kishte një koordinator për skenat intime që ka luajtur nëpër filma.

“Do të kishte qenë mirë të kisha dikë në ekip që do të punonte si koordinator për skenat intime, sepse gjithmonë më është dashur ta bëj vet këtë punë”, ka thënë aktorja për NewYork Times.

48 vjeçja ka thënë se do të donte të ishte më e fortë dhe të kundërshtonte mënyrën e realizimit të disa skenave të tilla.

“Nuk më pëlqen ky kënd i kamerës. Nuk po dua të qëndroj në këtë kënd e të jem komplet e zhveshur. Nuk dua kaq shumë njerëz në dhomë. Dua që ta kem më afër banjoren. Vetëm këso gjërash të vogla. Kur je e re, ke shumë frikë se mos po i shqetëson njerëzit, se mos po tingëllon e pasjellshme apo patetike sepse mund të të duhen këto gjëra. Pra të mësosh ta ngresh zërin në këto rrethana është shumë e vështirë”, ka thënë Winslet.

Ajo ka cekur se fuqia që ka tani profesionalisht e personalisht, për të ngritur zërin për këso gjërash, vjen pas eksperiencës shumëvjeçare duke luajtur në shumë filma.

“Mund të më quajnë të shëndoshë, e çka të duan, por jo ‘ajo që vazhdimisht ankohet’. Më parë do të vuaja në heshtje se sa të lejoja të më ndodhë kjo gjë”, ka përfunduar ylli.