Këngëtari i falshëm Robbie Williams foli për famën dhe popullaritetin e grupit Take That, anëtar i të cilit ishte dhe pranoi se ai mendonte të vriste veten.
Ndonëse i pëlqente momentet e famës dhe gjithçka që solli, këngëtari kishte disa momente të këqija në atë periudhë, pa marrë parasysh se çfarë dukej se ishte ideale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur për ditët e famshëm të Take That, 45-vjeçari Robbie Williams pranoi se shtëpia e çuditshme në të cilën jetonte, në kombinim me drogën që merrte, gati i kushtoi me jetë.
Për shkak të zërave dhe hapave që dëgjoi për një kohë, ai pothuajse duket se po çmendej.
"Ishte e çuditshme, e errët me një lloj energjie", tha Robbie për shtëpinë në Primrose Hill, ku jetonte me ish-të dashurën, transmeton rtk.
"Merrja shumë kokainë. Dëgjoja hapa nëpër shkallët e shtëpisë. Shumë shpejt gjërat e u përkeqësuan. Ish-e dashura ime mendonte se ishte gjyshi i saj. Hyja në veturë dhe “ai” hynte me mua në ulësen e pasme. Nuk mund t’ia dilja me këtë për dy muaj, desha të vrisja veten", tha këngëtari.