William Shatner është përsëri beqar pasi e përmbylli shkurorëzimin me ish-bashkëshorten e tij, Elizabeth.
Çifti ishte i martuar për 18 vjet, por falë një marrëveshjeje paramartesore, aktori do të mund t’i mbajë paratë të cilat i fitoi si ikona e Star Trek para se të martohej, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Blast.
Avokatja e njohur e shkurorëzimeve Laura Wasser e përfaqësoi yllin 88-vjeçar, shkruan KOHA Ditore.
Elizabeth, e cila ishte bashkëshortja e katërt e Shatner, u nda nga aktori vitin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
William Shatner paraqet kërkesën për t'i dhënë fund martesës 18-vjeçare me gruan e katërt
-
Austin Butler thotë se Emily Ratajkowskin e ka vetëm shoqe
-
Bruce Willis dhe bashkëshortja e tij festojnë 16-vjetorin e martesës
-
Ndarja e Tom Bradyt dhe Irina Shayk erdhi pas shumë vështirësive në lidhje
-
Aktorja Meryl Streep ndahet nga bashkëshorti pas 45 vjetësh