William Shatner ka bërë kërkesë për shkurorëzim nga gruaja e tij me të cilën ishte i martuar për 18 vjet.
Ikona e Star Trek dhe bashkëshortja e tij, Elizabeth, u martuan në vitin 2001.
Sipas kushteve të një marrëveshje paramartesore, asnjëra palë nuk do të marrë mbështetje financiare nga tjetra, sipas TMZ-së.
Elizabeth është gruaja e katërt e aktorit - ai ishte martuar më parë me Nerine Kidd, Marcy Lafferty dhe Gloria Rand, shkruan KOHA Ditore.
Shatner po përfaqësohet nga avokatja e njohur për shkurorëzime, Laura Wasser.