Producenti pretendon se dokumentet e tij personale mund të përdoren për të luftuar një vendim të gabuar në betejën kundër kompanisë që ka themeluar.
Harvey Weinstein ka paditur kompaninë e tij për të fituar qasjen në emailat, të cilët sipas do ta “shfajësojnë” atë nga akuzat për sulme seksuale, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka ngritur padi ndaj The Weinstein Company (TWC), e cila sipas tij, po mban informacionin kyç që mund të përdoret përmes veprimit legal.
Weinstein beson se llogaria e tij e emailit, e cila është primare gjatë kohës kur kishte punuar në kompani, përmban informata shfajësuese ndaj sulmeve kundër tij, raportojnë mediat britanike.
Ai është duke kërkuar qasje në dokumentet e tija personale, të cilat sipas tij, mund të përdoren për të luftuar një vendim të gabuar në betejën e tij legale me studion.
65-vjeçari ishte shkarkuar nga kompania në fillim të këtij muaji, pas akuzave për keqtrajtime seksuale, sulme dhe dhunime të shumë femrave.
Ai më vonë dha dorëheqje nga bordi i kompanisë, por mohoi akuzat e ngritura kundër tij.
Ndryshe, Weinstein kishte themeluar TWC së bashku me vëllain e tij, Bob Weinstein.