Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

New Yorku padit kompaninë Weinstein

Prokurorët e New Yorkut kanë ngritur padi kundër kompanisë Weinstein, pas supozimeve se kjo studio ka dështuar të mbrojë stafin nga producenti i filmit, Harvey Weinstein, raporton BBC.

Producenti i filmit është duke u përballur me dhjetëra akuza për abuzim seksual, duke përfshirë dhunimin.

Padia pretendon se Weinstein ka akuzuar me punëtoret e kompanisë dhe ka bërë kërcënime verbale për të vrarë anëtarët e stafit, transmeton rel.

Avokati i Weinstein ka thënë se “hetimi i drejtë”, do të tregonte se shumica e supozimeve janë të pabaza.

Kompania Weinstein nuk ka komentuar ende rreth këtij rasti.

Edhe Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër Showbiz 4 muaj më parë Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër

Në tetor të vitit të kaluar, The New York Times ka publikuar një raport që tregonte në detaje për akuzat e ngacmimeve seksuale kundër producentit.

Që nga ajo kohë më shumë se 50 gra, duke përfshirë emrat më të mëdhenj të Hollywoodit, kanë akuzuar producentin e filmit për sulme seksuale, ngacmime, abuzim dhe dhunim.