Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Weinstein shpallet sërish fajtor për përdhunim dhe sulm seksual

Producenti hollywoodian, Harvey Weinstein, është shpallur sërish fajtor për përdhunim dhe sulm seksual, në gjykatën e Los Angelesit.

70-vjeçari, i cili tashmë është duke i vuajtur 23 vjet burg pasi nw vitin 2020 u dënua për përdhunim dhe sulm seksual në New York, u godit me vendimin e ri të gjykatës pas nëntë ditësh diskutimi të jurisë.

Tani, Weinstein përballet me më shumë dekada prapa grilave.

Pesë vjet më parë, dhjetëra gra ngritën akuza dhe folën publikisht kundër mogulit të Hollywoodit, rast ky i cili edhe e motivoi themelimin e lëvizjes #MeToo.

Weinstein u shpall fajtor për tri akuza për përdhunim dhe sulm seksual kundër një modeleje evropiane që dëshmoi në mënyrë anonime, me qëllim të mbrojtjes së identitetit të saj të vërtetë.

Gjatë procesit gjyqësor që zgjati plot dy muaj, gjykatësi dhe anëtarët e jurisë dëgjuan se si Weinstein e përdori fuqinë e tij për t’i joshur gratë në takime private, përpara se t’i sulmonte ato.

Edhe Producenti i njohur i Hollywoodit dënohet për skandalet seksuale Showbiz Producenti i njohur i Hollywoodit dënohet për skandalet seksuale

Weinstein fillimisht u përball me 11 akuza për përdhunim dhe sulm seksual nga pesë akuzuese, me 44 dëshmitarë të siguruar nga prokuroria në këtë rast.

Prokurorët njoftuan në mes të gjyqit se akuzuesja e pestë nuk do të dëshmonte, kështu që i hoqën katër akuza kundër producentit.

Harvey zgjodhi të mos dëshmonte, siç bëri në gjyqin e tij në New York, dhe u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat.