Prokurori i përgjithshëm i New Yorkut e ka paditur kompaninë “Weinstein Company” dhe producentin Harvey Weinstein, të dielën më 11 shkurt, për shkak të akuzave të bëra kundër tij për ngacmim seksual.
Ky veprim i prokurorit të përgjithshëm të New Yorkut dhe kjo padi e re kundrejt kompanisë mund ta rrezikojnë shitjen e saj.
Weinstein, bashkëthemelues i studios filmike Miramax, ishte një ndër personat më me ndikim në Hollywood, para se më shumë se 70 femra ta akuzonin atë për ngacmim dhe sulm seksual si dhe përdhunim.
Ai i ka mohuar akuzat për kryerje të marrëdhënieve pa pajtimin e këtyre femrave dhe avokatët e tij vazhdojnë të deklarojnë se këto akuza do të dalin të pabaza.
Në aktakuzën e prokurorit të përgjithshëm të New Yorkut thuhet se anëtarët e bordit të kësaj kompanie kanë qenë në dijeni për sjelljet e Weinsteinit dhe kanë dështuar në mbrojtjen e punëtorëve të kompanisë së tyre, të cilët kanë qenë viktima të sjelljeve të pahijshme të shefave.
-
Harvey Winstein: Nuk do ta falë Gwyneth Paltrown që më doli kundër
-
Gjyqi civil ndaj pasurisë së Michael Jacksonit shtyhet për vitin 2028
-
Ish-aktori padit P.Diddyn për sulm seksual
-
Autoritetet e Los Angelesit po shqyrtojnë akuza të reja ndaj P.Diddyt për sulm seksual
-
Will Smith me rol kryesor në filmin “Supermax”