Prokurorët e Los Angelesit i kanë ngritur katër akuza të reja për krime seksuale kundër Harvey Weinstein ndërkohë që gjykimi i tij për përdhunim po fillonte në New York.
Disa orë pasi që manjati i turpëruar i filmit mbërriti në një sallë gjyqi në Manhattan të hënën (6 janar), prokurorja e qarkut në qarkun e Los Angeles Jackie Lacey e mbajti një konferencë për shtyp në Kaliforni për të njoftuar se Weinstein po përballet me akuza kriminale për përdhunim, marrëdhënie të detyrueshme orale, penetrim të dhunshëm seksual, dhe sulm seksual me forcë.
Akuzat kanë të bëjnë me dy incidente të ndara në vitin 2013, kur dyshohet se ai e dhunoi një femër dhe e sulmoi seksualisht një tjetër.
Prokurorja e qarkut Lacey u tha gazetarëve: "Ne besojmë se provat do të tregojnë se i pandehuri e përdori fuqinë dhe ndikimin e tij për të pasur qasje tek viktimat e tij dhe më pas për të kryer krime të dhunshme kundër tyre".
Autoritetet kanë kaluar muaj të tërë duke i hetuar akuzat nga të paktën tetë femra, të cilat pretendonin që producenti kishte penetruar me forcë tek to gjatë takimeve në Kaliforni, shkruan KOHA Ditore.
Weinstein, 67, më parë i kishte mohuar të gjitha pretendimet për abuzim seksual, duke insistuar se çdo takim intim ishte konsensual.
-
Weinsteini akuzohet edhe për gjashtë sulme tjera seksuale
-
Edhe 8 akuza të tjera seksuale kundër Harvey Weinstein
-
Rigjykimi ndaj Harvey Weinstein nis me akuza të reja për sulm seksual
-
Raportohet se producenti i dënuar për përdhunim është diagnostikuar me kancer
-
Pritet të kthehet në rigjykim rasti i krimeve seksuale të Harvey Weinsteinit