Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Edhe 8 akuza të tjera seksuale kundër Harvey Weinstein

Harvey Weinstein do të hyjë në vitin 2020 me një hetim tjetër për sulm seksual.

Magnati i turpëruar i filmit, i cili do të dalë në gjyq me akuza për përdhunim në New York muajin e ardhshëm, ka mësuar se prokurorët në Los Angeles po i shqyrtojnë tetë raste, në të cilat producenti akuzohet për sulm seksual, pas një hetimi policor dyvjeçar.

Një zëdhënës për Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles ka zbuluar se zyrtarët në departamentet e policisë në Los Angeles dhe Beverly Hills i kanë sjellë nga katër hetime tek prokurorët.

Weinstein i ka mohuar të gjitha keqtrajtimet në akuzat e mëparshme të ngritura kundër tij.

Më herët, këtë muaj, drejtuesit e sigurimeve që e përfaqësojnë Weinstein e arritën një marrëveshje tentative 25 milionë dollarësh me një grup të akuzuesve të abuzimit seksual kundër producentit.

Sipas kushteve të marrëveshjes, magnatit të turpëruar të filmit nuk do t’i kërkohet ta pranojë ndonjë keqbërje ose t’i paguajë asgjë akuzueseve të tij, sipas TMZ.

Edhe Harvey Weinstein përballet me katër akuza të reja për krime seksuale në Los Angeles Showbiz Harvey Weinstein përballet me katër akuza të reja për krime seksuale në Los Angeles

Më shumë se 30 femra, të cilat e akuzuan Weinstein për akuza të ndryshme, raportohet se do ta ndajnë kompensimin dhe si rezultat, të gjitha akuzat kundër Weinstein dhe shtëpisë së tij të mëparshme të produksionit, The Weinstein Company, do të hidhen poshtë, shkruan KOHA Ditore.

Weinstein mbetet i lirë me kusht përpara gjykimit të tij. Dorëzania i tij u ngrit kohët e fundit në 5 milionë dollarë për shkak të shkeljeve në lidhje me pajisjen e tij elektronike të monitorimit.