Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Weinsteini akuzohet edhe për gjashtë sulme tjera seksuale

Ish-producenti i filmave, Harvey Weinstein, është akuzuar edhe për gjashtë sulme tjera seksuale në Los Angeles.

Prokurori i Qarkut, njoftoi për Reuters, se akuzat përfshijnë dy viktima dhe rrjedhin prej incidenteve të ndodhura një dekadë më parë.

Weinstein, i cili u dënua në fillim të këtij viti në New York për sulme seksuale, përballet me akuza për përdhunim me forcë e seks oral të detyruar, përfshirë viktima për sulme që përfshijnë kohën nga 2004-ta në 2013-ën në Los Angeles, transmeton KOHA. 

Mbrojtja e Weinsteinit, i cili po vuan 23 vjet burg në New York, nuk dha asnjë koment rreth akuzave të reja.

Weinsteini në anën tjetër i ka mohuar në vazhdimësi sulmet seksuale.

Nëse dënohet siç akuzohet në Los Angeles, manjati i dikurshëm i fuqishëm i Hollywoodit përballet me 140 vjet burgim.

Mbi 100 gra, përfshirë aktore të famshme, kanë akuzuar Weinsteinin për sjellje të pahijshme seksuale të cilat i ka bërë me dekada, duke nxitur më herët edhe lëvizjen “#MeToo” kundër abuzimit seksual dhe ngacmimit.