Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Viti në showbiz: Storiet më interesante të vitit 2022

Will Smith godet Chris Rockun teksa Rock foli në skenë gjatë ceremonisë së 94-t të Çmimeve të Akademisë në Hollywood, Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, 27 mars 2022

Nga një shuplakë tronditëse e Oscars deri tek një ABBA virtuale që del në skenë, ky vit ka parë një sërë historish argëtuese që dominojnë titujt kryesorë.

Më poshtë janë disa nga ngjarjet më kryesore:

Shuplaka

Will Smith e goditi në fytyrë prezantuesin e Oscars, Chris Rock, pasi bëri shaka me modelin e flokëve të gruas së tij, në një moment tronditës që la në hije ceremoninë kryesore të çmimeve të Hollivudit. Smith prapëseprapë e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë.

“Përshëndetje”, pastaj lamtumirë

Edhe Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar” Showbiz Will Smith rrëfen periudhën e vështirë pas shuplakës në “Oscar”

Një Adele e përlotur shtyu programin e saj në Las Vegas një ditë përpara se të fillonin koncertet, duke thënë se gjysma e ekipit të saj kishte COVID-19 dhe pandemia kishte shkaktuar vonesa. Ajo nisi shfaqjet 10 muaj më vonë.

Ajo foli, ai dëgjoi

Johnny Depp dhe Amber Heard u përballën në një gjykatë në Virginia pasi aktori paditi ish-gruan e tij, duke argumentuar se ajo shpifte kur në një artikull të gazetës e quajti veten “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Image
Amber Heard largohet nga Gjykata e Qarkut Fairfax, pasi juria njoftoi për vendime të ndara në favor të ish-bashkëshortit të saj, Johnny Depp dhe Heard mbi pretendimin dhe kundërpadinë e tyre në gjyqin për shpifje civile Depp kundër Heard në Gjykatën e Qarkut Fairfax në Fairfax, Virginia, SHBA, 1 qershor 2022

Heard kundërshtoi, duke thënë se Depp e përleu emrin e saj kur avokati i tij i quajti akuzat “mashtrim”. Depp fitoi më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Juria vendosi për Heard vetëm në një kundërpadi.

Image
Aktori Johnny Depp bën gjeste ndërsa largohet nga Gjykata e Qarkut Fairfax pas gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, në Fairfax, Virxhinia, SHBA, 27 maj 2022

Marshi i #MeToo

Rastet #MeToo vazhduan, me producentin e turpëruar të Hollivudit, Harvey Weinstein, që aktualisht po vuan një dënim me 23 vjet burg për krime seksuale në New York, duke u gjykuar në Los Anxhelos për 11 akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Që atëherë, katër janë shkarkuar. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Image
Ish-producenti i filmit, Harvey Weinstein, shfaqet në gjykatë në Qendrën e Drejtësisë Penale, Clara Shortridge Foltz në Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, 04 tetor 2022

Aktori Kevin Spacey mposhti një çështje abuzimi seksual kundër tij në një gjyq civil në Manhattan. Ai u paraqit në gjykatë në Britani për t'u deklaruar i pafajshëm për akuzat për shkelje seksuale që datojnë pothuajse 20 vjet më parë.

Fyerjet e Yes

Reperi Kanye West, i cili tashmë njihet vetëm si Ye, nxiti polemika me shpërthime në mediat sociale, duke përfshirë komente antisemitike, duke çuar në fundin e disa lidhjeve të korporatave - veprim që e rrëzoi atë nga lista e miliarderëve të botës në Forbes.

Arrihet marrëveshja për rastin e filmit “Rust”

Edhe Paraqitja e parë publike e çiftit, Will dhe Jada Pinkett Smith Showbiz Paraqitja e parë publike e çiftit, Will dhe Jada Pinkett Smith

Alec Baldwin dhe producentët e filmit perëndimor “Rust” arritën një marrëveshje në një padi për vdekje të padrejtë të ngritur nga familja e kineastes Halyna Hutchins, të cilën aktori e vrau gjatë xhirimeve vitin e kaluar. Një prokuror i shtetit të New Mexicos po vendos nëse do të ngrejë akuza penale.

Image
Anëtarët e grupit muzikor suedez, ABBA, mbërrijnë për performancën hapëse të koncertit “ABBA Voyage” në Londër, Britani, 26 maj 2022

Ngjitja majës

Beyonce, Rihanna dhe Britney Spears u rikthyen me muzikë të re. Kate Bush kryesoi listat me “Running Up That Hill”, ndërsa kënga e vitit 1985 gëzoi një ringjallje falë shfaqjes së Netflix “Stranger Things”. Supergrupi suedez ABBA u rikthye në skenë, megjithëse si avatarë digjitalë, ose “ABBAtars”.

Image
Britney Spears pozon në premierën e “Once Upon a Time In Hollywood”, në Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA, 22 korrik 2019

Tom përsëri në krye

Tom Cruise dha premierë vazhdimin e tij të shumëpritur “Top Gun: Maverick”, duke u rikthyer si piloti kokëfortë që luajti për herë të parë në filmin aksion të 1986-s. “Maverick” mbetet filmi më i mirë i vitit 2022, duke fituar 1.48 miliard dollarë në mbarë botën.

Image
Festivali i 75-të i Filmit në Kanë – Shfaqja e filmit “Top Gun: Maverick” jashtë konkurrencës – Arritjet në tapetin e kuq – Kanë, Francë, 18 maj 2022. Pozon anëtari i kastit Tom Cruise

Luftërat mbretërore

Vetëm pak muaj pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, Harry dhe Meghan publikuan një dokumentar të qartë në Netflix për përvojën e tyre si pjesë e familjes mbretërore dhe largimin nga të qenit anëtarë të familjes mbretërore.

Lamtumirat

Bota u tha lamtumirë: aktorëve Sidney Poitier, Ray Liotta, Angela Lansbury, Olivia Newton-John dhe Robbie Coltrane si dhe yjeve të muzikës Jerry Lee Lewis, Meat Loaf, Coolio, Taylor Hawkins dhe Loretta Lynn ndër të tjera.

Edhe Will Smith kërkon falje për “shuplakën” në Oscar Showbiz Will Smith kërkon falje për “shuplakën” në Oscar

Përktheu: Blerta Haxhiu