Showbiz

Will Smith kërkon falje për “shuplakën” në Oscar

Në një video pesë minuta e 44 sekonda të gjatë, aktori Will Smith, ka kërkuar falje për shuplakën që ia dha prezantuesit të Oscarit, Chris Rock, para katër muajve.

Smithi u ngrit në këmbë dhe goditi me shuplakë Rockun pasi ky i fundit bëri shaka me gruan e Smithit, Jada.

Krejt kjo ndodhi para se Smith të fitonte çmimin Oscar për aktorin më të mirë.

Kërkimfalja ishte e pritur nga Smithi, dhe ai e ka bërë përmes përgjigjes së pyetjes që janë ngritur në internet gjatë tërë kësaj kohe.

Smith i kërkoi falje edhe një herë Rockut, i cili gjatë natës së Oscar bëri shaka me flokët e prera të Jadas, duke mos e ditur se ajo vuante nga alopecia.

Aktori 53-vjeçar ka thënë se është i gatshëm t’ia shtrijë dorën Rockut, duke e përshkruar momentin e shuplakës si diçka “krejt të mjegulluar”.