Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Chris Rock bën shaka për shuplakën që mori nga Will Smithi: Ende më dhemb

Komediani Chris Rock është i lodhur nga bisedat për shuplakën që i dha aktori Will Smith gjatë ceremonisë Oscars. Por, ai thotë se dëshiron ta bëjë të qartë një gjë: i dhembi.

Rock 58-vjeçar, ka folur në një performancë live në Netflix, “Chris Rock: Selective Outrage”, të mbajtur të shtunën mbrëma.

Rock ishte goditur me shuplakë nga Smith gjatë cermeonisë Oscars vitin e kaluar. Smith reagoi pasi Rock bëri shaka në drejtim të bashkëshortes së tij, Jada.

“E dini atë që thonë njerëzit, thonë, ‘fjalët dhemb’. Të gjithë që thonë fjalët dhemb, kurrë nuk janë grushtuar në fytyrë”, ka thënë Rock në atë shou në Netflix. “Më pyesin ‘a dhembi?’ Ende më dhemb! Ende më tingëllon veshi herë pas here”.

Smith ka kërkuar falje për veprimet e tij.

Edhe Më në fund, Rock komenton shuplakën nga Will Smithi Showbiz Më në fund, Rock komenton shuplakën nga Will Smithi

Rock ka thënë gjatë paraqitjes të së shtunës se “po mundohet të bëjë një shou pa ofenduar askënd”.

“Pasi, kurrë nuk mund ta dish se kë e acaron”, ka thënë Rock.