Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shtohen thashethemet për ndarje të Will Smith e Jada Pinkett

Shtohen thashethemet për ndarje të Will Smith e Jada Pinkett

Me vetëm një veprim, aktori Will Smith u bë një nga karakteret më të sulmuara në Hollywood.

Gjithçka ndodhi për shkak të shuplakës që ia dha kolegut të tij, Chris Rock në skenën e “Oscars 2022”, në mbrojtje të bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, pasi komediani Rock bëri shaka me flokët e saj, si pasojë e sëmundjes alopecia.

Pas rreth një muaji nga ngjarja që bëri bujë nëpër botë, shumë gjëra ka ndryshuar në jetën e aktorit, i cili e fitoi trofeun e Oscars për “Aktorin më të mirë” për rolin e tij në filmin “King Richard” ku portretizon babain e motrave teniste, Venus dhe Serena Williams.

Tashmë po forcohen versionet se çifti i martuar Will Smith dhe Jada Pinkett Smith është gati të divorcohet, gjë që do të paraqesë një betejë të madhe ligjore rreth ndarjes së pasurisë së Smithit.

Revista Heat citon reagimin e ftohtë të Pinkett dhe mungesën e mbështetjes për partnerin e saj pasi mediat u kthyen kundër Smithit, asnjë ndarje nuk është konfirmuar nga asnjëra palë. Të gjitha këto janë vetëm thashetheme, por ato vazhdojnë të rriten me kalimin e ditëve.

"Ka pasur probleme mes tyre për vite me radhë, por tani ata mezi flasin me njëri-tjetrin. Tensionet mes tyre kanë qenë të dukshme", thanë burime për Heat Magazine.

Edhe Jada Pinkett dhe Will Smith po punojnë për ta shpëtuar martesën Showbiz Jada Pinkett dhe Will Smith po punojnë për ta shpëtuar martesën

Pas 25 vitesh së bashku, duke përfshirë periudhat kur çifti pushoi mes thashethemeve për tradhti dhe lidhje të hapura, Jada Pinkett do të kishte të drejtën e gjysmës së pasurisë së Will Smith, e cila është jo më pak se 350 milionë dollarë.

Kjo ndarje e mundshme e aseteve do të ndodhte në këtë mënyrë për shkak të ligjeve të shtetit të Kalifornisë që tregojnë që Pinkett do t'i shtonte pasurisë së saj neto, e cila aktualisht është 50 milionë dollarë, shumën prej 175 milionë dollarësh.

Megjithatë, jo gjithçka është vendosur dhe pritet që Smith dhe Pinkett të përfshihen në një betejë ligjore që mund të jetë më e madhe se ajo e Angelina Jolie dhe Brad Pitt.