Ish-asistentja personale e aktorit amerikan, Vin Diesel, e ka paditur yllin e “Fast & Furious”, duke e akuzuar atë për sulm seksual që pretendon se ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Fast Five” në vitin 2010.
Një avokat i aktorit ka thënë se klienti i tij "e mohon tërësisht këtë pretendim".
Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e mbështeti atë për muri dhe kreu akt seksual me veten e tij, raportoi BBC.
Ajo është duke paditur edhe për ndërprerje të kontratës, duke pretenduar se kompania e tij e pushoi disa orë pas sulmit të supozuar.
Në padi thuhet se Vin Diesel, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair, injoroi fjalët e Jonassonit që të ndalonte. Dhe pasi ajo “bërtiti dhe vrapoi drejt banjos”, ai “e mbështeti për muri me trupin e tij” dhe performoi akt seksual në veten.
Disa orë pas incidentit, Jonasson pretendon se ishte kontaktuar nga motra e aktorit e cila drejton kompaninë e tij të produksionit dhe e kishte pushuar nga puna.
-
Jamie Foxx akuzohet për sulm seksual
-
Një ish-shoqërues ka paditur Cassien për dëmet psikologjike që thotë se ia shkaktuan festat e P.Diddyt
-
P.Diddy mohon akuzat e ish-aktorit për sulm seksual
-
Kevin Spacey do të përballet me gjyq për sulm seksual
-
Vin Diesel lavdëron Dwyane “The Rock” Johnsonin pasi i dhanë fund mosmarrëveshjeve