Aktori i Hollywoodit, Jamie Foxx është akuzuar për sulm seksual nga paditësja e identifikuar si Jane Doe, raporton CNN.
Ajo pretendon në padi se Foxx qëllimisht dhe pa pëlqimin e saj e përdori forcën për të prekur në mënyrë ofenduese. Doe pretendon se Foxx ishte i dehur në momentin e incidentit.
Si pasojë, e dëmtuara thotë se vuajti dhe vazhdon të pësojë dëmtime fizike dhe emocionale, ankth, shqetësim, siklet dhe dëm ekonomik dhe po kërkon një shumë të papërcaktuar parash.
Ndërkohë Foxx pati një gjendje jo të mirë shëndetësore në fillim të këtij viti pasi u shtrua në spital në Atlanta për një gjendje mjekësore të pazbuluar. Fituesi i Oskarit iu drejtua shërimit të tij për herë të parë në muajin korrik.
-
Jamie Foxx po rikuperohet pasi u sulmua në darkën e ditëlindjes
-
Jamie Foxx zbulon arsyen e shtrimit në spital vitin e kaluar
-
Raportohet se Jamie Foxx "e mban përgjegjës" Diddyn për problemet e tij shëndetësore
-
Jamie Foxx jep detaje të reja rreth problemeve shëndetësore që pati
-
Gjyqi kundër Gerard Depardieu pritet të fillojë në tetor