Pas vdekjes së mbretit të popit, Michael Jackson, filluan të paraqiten tregimet famëkeqe për pronën Neverland. Ish-ndihmësja e tij, 56-vjeçarja Adrian McManus, e cila kishte punuar për vite të tëra në rançin e sipërpërmendur foli kohët e fundit për jetën e këngëtarit të popullarizuar dhe shprehitë e tij, ndërsa tani së fundi është prononcuar edhe James Safechuck, mashkulli i cili pretendon të jetë martuar me Michael Jacksonin, kur ishte vetëm dhjetë vjeç.

Në dokumentarin e ri “Leaving Neverland: Michael Jackson and me”, James foli për jetën me mbretin e popit në pronën famëkeqe duke zbuluar detaje të frikshme. "E kemi pasur një ceremoni martesore në dhomën e gjumit. Ishte bukur. Ai ma dhuroi një unazë me disa diamante", kujton James, të cilit Jackson dyshohet se i kishte dhuruar stoli të shtrenjta pas çdo akti seksual. "Më pëlqenin stolitë, dhe Michael më tha se duhet t’i fitoja disi. Shkuam në dyqanin e stolive dhe u shtirëm sikur provonim stoli në mua, sepse kisha duar të vogla, të ngjashme me të femrave", tha James, shkruan KOHA Ditore.
James dhe Michael u takuan në vitin 1987 gjatë xhirimeve të reklamës “Pepsi”, ndërsa abuzimi seksual filloi disa muaj më vonë. 'Michael ishet një manipulues i mahnitshëm. Në atë kohë ishim shumë të dashuruar dhe kur nuk isha me të, mendoja për të. Ai do të më thërriste në telefon, do të vinte tek unë për t'u shoqëruar dhe për të më çuar në shoping. Isha shumë i emocionuar për këtë", zbuloi James në dokumentarin i cili e ndau me publikun, prandaj fansat me mesazhe urrejtjeje i vërshuan viktimat dhe prezantuesen Oprah Winfrey, e cila e kishte intervistuar Michaelin dhe një tjetër viktimë, ndërsa nga ana tjetër disa radio stacione ndaluan transmetimin e muzikës së Jacksonit.