Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lëshim në tregimin e viktimës së Michael Jackson? Biografi i Jacksonit e cilëson gënjeshtër

Dokumentari “Leaving Neverland” për tregimet e James Safechuck (41) dhe Wade Robson (36), të cilët thuhet se Michael Jackson i ka abuzuar seksualisht, i zbuloi sekretet e errëta të mbretit të popit.

“Ai ishte i butë, i dashur, më ndihmoi në karrierë dhe me kreativitetin tim, por njëkohësisht më abuzoi seksualisht kur isha vetëm shtatë vjeç”, - deklaroi në fillim të filmit Robson, ndërsa të njëjtat akuza i konfirmoi edhe Safechuck.

Ai u takua me Jackson në xhirimin e përbashkët të reklamës dhe shumë shpejt u bënë të afërt.

“Mendoj se ishte i lumtur me mua. Qeshte, në një farë mënyrë ishim miq”, – e fillon tregimin e tij James, të cilin Michael për herë të parë e ndau nga prindërit kur floktari e çoi djalin në dhomën e Jackson për t'u njoftuar. Shumë shpejt Jackson shpesh e thërriste familjen, i ftonte në darkë, u jepte para, të gjitha vetëm për ta takuar Jamesin e vogël, thuhet në film.

Shumë prej tyre pas publikimit të filmit vendosën t’i ndajnë këndvështrimet e tyre, teoritë, mbështetjen ose detajet e reja me publikun, dhe kështu edhe biografi i Jackson, Mike Smallcombe, vendosi të flasë. Më konkretisht, t’i “hedhë poshtë tregimet e viktimave.

Edhe Së shpejti filmi biografik për Michael Jacksonin, por pa akuza Showbiz Së shpejti filmi biografik për Michael Jacksonin, por pa akuza

“Stacioni hekurudhor në Neverland, ndërtesa në të cilën Safechuck pohon se ka ndodhur përdhunimi është ndërtuar vetëm dy vjet pasi që, sipas fjalëve të viktimës, përfundoi marrëdhënia e tyre”, - tha Smallcombe dhe me këtë e trazoi sërish historinë rreth mbretit të popit dhe marrëdhënies së tij mjaft misterioze me disa fëmijë, shkruan KOHA Ditore.

Biografi i Jackson gjithashtu shtoi se deklaratat e mëparshme të Safechuck në gjykimin kundër Jackson u hodhën poshtë si të pabesueshme dhe se e gjitha ishte një gënjeshtër.