Showbiz

Victoria Beckham nënshkruan marrëveshje 10-vjeçare me Safilo Group

Victoria Beckham

Ikona e modës, 51-vjeçarja Victoria Beckham, ka nënshkruar kontratë dhjetëvjeçare me Safilo Group. 

Sipas marrëveshjes, që do të jetë në fuqi deri në dhjetor të vitit 2035, do të përfshihet disajnimi, prodhimi dhe distribuimi i koleksioneve të syzeve, duke përfshirë ato me dioptri dhe syze të diellit, shkruan “Female First”. 

“Jam e emocionuar që po punoj me Safilon për ta çuar ‘Victoria Beckham Eyewear’ në një nivel tjetër. Ekspertiza e tyre në këtë fushë është e pakrahasueshme, me një reputacion të gjatë për cilësi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme. Me shtrirjen e tyre globale dhe aftësitë, jam e entuziazmuar për mundësinë që do të hapen dhe mezi pres ta sjelli në jetë vizionin tonë të përbashkët”, tha Beckham në një deklaratë për “Women’s Wear Daily”. 

Ish-ylli i grupit muzikor Spice Girls kishte më parë marrëveshje me Marchonin për brendin e saj “Victoria Beckham Eyewear”. 

Drejtori ekzekutiv i Safilos, Angelo Trocchia, tha se është i emocionuar dhe se për bashkëpunimin, duke shtuar se marrëveshja do ta përmirësojë më tej koleksionin e kompanisë. 

Marka italiane e syzeve më herët kishte bashkëpunuar edhe me bashkëshortin e Victorias, David Beckham.