Për femrat në të gjithë botën, unaza e martesës është thesari që ruhet për gjithë jetën, një kujtim i ditës kur dy bëhen një.
Por për Victoria Beckham, unaza është e përkohshme. Nga dita kur Davidi i propozoi për martesë në vitin 1998, me një unazë diamanti me vlerë 65 mijë funte, kanë kaluar 20 vjet dhe bashkë me vitet, janë ndërruar edhe unazat, të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlerë të ndryshme.
Martesa e tyre e kaloi testin e kohës, por për fashionisten Victoria, unaza duhet ndërruar njësoj si rrobat, shkruan tch. Nga ajo kohë, unaza e saj e martesës, është ndërruar 14 herë, në një vlerë totale prej 8.9 milionë funte.
Javën e shkuar në Paris, Victoria tregonte me krenari unazën më të fundit të martesës, platin me një diamant gjigant të verdhë, që kushton plot 120 mijë funte.
Dhe të tilla, të bukura e të kushtueshme kanë qenë të gjitha, me smerald, rubin, zafir e diamant. Por kjo unazë e fundit ka edhe një tjetër kuptim: për çiftin Beckham nuk ka divorc, përveçse një feste gjigante për 20 vjet martesë.
{gallery}
-
Unazat më të bukura të fejesës të të famshmëve
-
Të famshmit që po i kthejnë në trend unazat e fejesës me gurë të mëdhenj
-
Unaza e Dua Lipës bëhet trend
-
Bëhen të ditura sekretet e martesës së suksesshme të David e Victoria Beckham
-
David e Victoria Beckham festojnë 25-vjetorin e martesës me veshjet e pazakonta të dasmës