Këngëtarja, Vesa Luma, sot më anë të një postimi të llogarinë e saj në Instagram, ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes së babait të saj.
Luma shkroi se është krenare për babanë.
“Na mungon babai. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ishte dedikimi i këngëtares për babanë e saj të ndjerë në 20 vjetorin e vdekjes.
