Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka uruar babait të saj, Besnikut, ditëlindjen.
Në këtë ditë të veçantë për të atin e Ritës, këngëtarja ka bërë një urim publik në llogarinë e saj në Instagram.
Duke publikuar disa fotografi, ku shihet ajo kur ishte fëmijë me babanë e saj, Rita u shpreh e lumtur që është vajza e tij.
“I dashur baba, faleminderit që më udhëzove gjithmonë në rrugën e duhur. Jam shumë me fat që të kam, saqë numëroj yjet e mi të fatit çdo ditë. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e kësaj fotografie.