Black Rob, reperi që dikur kishte qenë pjesë e “Bad Boy” të Diddyt, ka vdekur, raporton “TMZ”.
Rob ka vdekur të shtunën në spital në Atlanta, ndërsa po luftonte me dështimin e veshkave për një kohë tash. Ai ishte 51-vjeçar.
Lajmi për vdekjen e Robit e ka bërë të ditur edhe ish-kolegu i tij te Bad Boy, Mark Curry.