Reperi amerikan Fatman Scoop, që u bë i njohur për hitin “Be Faithful” në vitet e ’90-a, ka vdekur pasi kolapsoi në mes të një performance në një koncert në Connecticut të premten.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit ishte Isaac Freeman III, vdiq në moshën 53-vjeçare.
DJ dhe producenti Birch Michael, i njohur si Pure Gold, ka njoftuar për vdekjen e reperit të shtunën në mëngjes.
Fatman Scoop ishte i njohur edhe për këngët “Lose Control” me Missy Elliotin dhe “It’s Like That” të Mariah Careyt.
Në karrierë ka pasur bashkëpunim edhe me artistë si LL Cool J, Fugees, Timbaland dhe Skrillex.
Artikuj të ngjashëm
-
Rihanna dhe ASAP Rocky duan të lansojnë këngë për Fatman Scoop
-
Konfirmohet vdekja e këngëtarit amerikan Oliver Tree
-
Theret për vdekje muzikanti Talay Riley, bashkëpunëtor i Dua Lipës e Britney Spearsit
-
Vdes në moshën 90-vjeçare këngëtari legjendar i soulit amerikan, Clarence Carter
-
Vdiq në moshën 68-vjeçare pionieri i hip-hopit Afrika Bambaataa