Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdes reperi 28-vjeçar

Reperi Costa Titch ka vdekur pak orë pasi performoi në një skenë në Afrikën e Jugut. CNN shkroi të dielën se 28-vjeçari nga Afrika u rrëzua dy herë gjatë performancës, ndërsa vdiq kur u dërgua në spital.

Familja e konfirmoi vdekjen e reperit, derisa i falënderoi fansat për përkrahjen.

“Vdekja na trokiti tragjikisht në derën tonë, duke na marrë djalin, vëllain dhe nipin tonë të dashur, Constantinos Tsobanoglou, të cilin Afrika e Jugut e kishte dashur dhe adhuruar me emrin e tij artistik ‘Costa Titch’, thanë ata.

Në rrjetin social Twitter janë publikuar pamje të reperit kur u rrëzua në skenë.