Kronikë

Gjendet i vdekur në det një turist në Durrës

Durres

Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur në detin e Durrësit paraditen e së dielës, derisa një 31-vjeçare është transportuar në spital në gjendje shoku.

Të dy, sipas TCH, janë me origjinë nga Gana dhe me banim në Angli.

Bëhet e ditur se të dy kanë rënë në det nga motori i ujit pas një manovre të gabuar.

Pritet që t’i bëhet autopsia trupit të viktimës, i cili është transportuar në morgun e Tiranës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit. Nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.