Novelistja dhe ish-gazetarja Susie Steiner, e njohur më së shumti për shkrimin e serialit detektiv të Manon Bradshaw, ka vdekur të shtunën nga kanceri në tru, në moshën 51-vjeçare, shkruan BBC-ja të martën.
Steiner shkroi tri libra duke përfshirë “Missing” e “Presumed” më 2016, i cili u përfshi në listën e ngushtë për çmimin e romanit kriminal “Theakston” dhe u zgjodh për Klubin e Librit Richard dhe Judy.
Autorja ka shitur 250.000 kopje të librave të saj në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja.
Një nga mikeshat e saj, Marian Keyes, ka shkruar: “Librat e saj ishin absolutisht të mrekullueshëm, Manon Bradshaw ishte një personazh i mrekullueshëm”.
Steiner kishte qenë më parë gazetare për 20 vjet, duke shkruar për “The Guardian”, “Evening Standard”, “Daily Telegraph” dhe “The Times”.
Në maj të vitit 2019, ajo u diagnostikua me kancer në tru, një glioblastoma e shkallës 4 dhe në uebsajtin e saj thuhej se ajo kaloi pjesën më të madhe të vitit 2019 duke pasur trajtim që përfshiu gjashtë orë operacion në tru, kimioterapi dhe gjashtë cikle kimioterapie.