Ka vdekur Angela Lansbury, aktorja e lindur në Londër, e cila për shtatë dekada ishte prezentë në skenë, ekran dhe televizion – veçanërisht gjatë 12 viteve që ajo luajti novelisten e guximshme të misterit, Jessica Fletcher, në “Murder, She Wrote”. Ajo ishte 96.
"Fëmijët e Angela Lansbury janë të pikëlluar të njoftojnë se nëna e tyre vdiq paqësisht në shtëpinë e saj në Los Angeles, të martën, 11 tetor 2022, vetëm pesë ditë para ditëlindjes së saj të 97-të", familja e saj ka lajmëruar, raportoi PEOPLE.
Për rolin e saj në dramën mister, u nominua për dhjetë çmime “Golden Globe”, duke fituar katër, bashkë me 12 nominime për çmimet “Emmy”.
Drama “Murder, She Wrote” ndërkaq u nominua për tri “Emmy” dhe gjashtë “Golden Globe”, duke fituar dy.
-
Judi Dench: Përkeqësimi i shikimit ma ka bërë të pamundur aktrimin dhe leximin
-
Phyllida Law – aktorja e suksesshme e shumë skenave
-
Thellohet misteri rreth vdekjes së Hayden Panettiereit
-
Vdiq në moshën 36-vjeçare aktorja Hayden Panettiere
-
Emilia Clarke: Ndonjëherë ndihem sikur e kam mashtruar vdekjen