Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emilia Clarke: Ndonjëherë ndihem sikur e kam mashtruar vdekjen

Foto: Reuters

Aktorja 39-vjeçare Emilia Clarke pësoi aneurizma në vitet 2011 dhe 2013, ndërsa ka pranuar se për shumë vite është ndier e përndjekur nga përvojat e saj pranë vdekjes.

Bukuroshja brune, e njohur më së shumti për rolin e Daenerys Targaryen në serialin fantastik të HBO-së, “Game of Thrones” nga viti 2011 deri në vitin 2019, tha për revistën Variety se është ndier sikur e ka mashtruar vdekjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për disa vite ndihesha sikur e kisha mashtruar vdekjen dhe se ajo do të vinte të më merrte. Vërtet mendoja se kisha bërë diçka të gabuar dhe se nuk duhej të isha këtu. Gjithashtu mendoja se kjo ma kishte dëmtuar aftësinë për të aktruar – gjë me të cilën disa njerëz mund të pajtohen”, ka thënë ajo.

Emilia luajti në “Game of Thrones” përkrah aktorëve si Sean Bean, Richard Madden, Sophie Turner, Maisie Williams, Kit Harington dhe Rose Leslie.

Seriali u shndërrua në një fenomen global, por Emilia ka mohuar raportimet se fitonte 300 mijë dollarë për çdo episod.

“Nuk fitonim aq shumë sa është raportuar. A mund ta imagjinoni nëse do të fitonim aq? Do të kisha vozitur disa Porsche”, ka thënë ajo.

Aktorja pranoi gjithashtu se e kishte të vështirë të përballej me famën dhe suksesin e saj.

“Kam kaluar shumë kohë duke u përpjekur ta kuptoj këtë. Më pas e kupton se është thjesht një formulë: sa më pak të shfaqesh në televizion, aq më pak i famshëm je. Vjen dhe ikën”, tha ajo.

Ndërkohë, Emilia kishte falënderuar më parë punonjësit e National Health Service (NHS), të cilët, sipas saj, “i shpëtuan jetën” pasi pësoi një hemorragji në tru.

Ylli i lindur në Londër publikoi një letër të hapur me rastin e 72-vjetorit të NHS-së, duke falënderuar stafin mjekësor që u kujdes që ajo të mos ndihej kurrë “vërtet vetëm”.

Në mesazhin e saj, ajo kujtoi me mirënjohje mjekët dhe infermierët që e trajtuan pas hemorragjisë së parë cerebrale në spitalin National Hospital for Neurology and Neurosurgery në Londër.

Ajo veçoi veçanërisht një infermiere që sugjeroi kryerjen e një skanimi të trurit kur askush tjetër nuk po arrinte të gjente shkakun e gjendjes së saj.

“Ajo ma shpëtoi jetën”, shkroi Clarke.