Aktorja e njohur për rolet në “Beverly Hills” dhe “Insecure”, Denise Dowse, ka vdekur në moshëm 64-vjeçare.
Motra e saj, Tracey e ndau lajmin në Instagram përmes një postimi.
Ajo ka shkruar: “Me zemër të lënduar i informoj të gjithë se motra ime, Denise Dowse ka vdekur. Denise Yvonne Dowse ishte motër e mahnitshme, një aktore, mentorë dhe regjisore e përkryer, e shquar. Ajo ishte shoqja ime më e mirë dhe e anëtari i fundit i familjes”.
Dowse kohët e fundit kishte rënë në koma e shkaktuar nga një formë virulente e meningjitit. Motra e saj ndau për herë të parë lajmin për gjendjen shëndetësore të Dowses përmes profilit të saj në Facebook më 5 gusht.
“Po përpiqem të mbaj shpirtin tim dhe të mbështesë ata që kanë nevojë. Siç e dini shumë prej jush, unë jam një person privat. Kështu që kjo është shumë e vështirë për mua. Unë kërkoj mbështetje dhe lutje të më ofrohen mua dhe motrës sime të vetme, Denisw Dowse. Mjekët e saj nuk e dinë se kur do të dalë nga koma. Ajo është një aktore dhe regjisore e gjallë duhet të ketë shumë vite përpara. Mendimet, lutjet dhe mbështetja juaj vlerësohen shumë”, kishte shkruar ajo. /NBC News
-
Vdiq aktorja e “Beverly Hills 90210”, Shannen Doherty
-
Pas vdekjes së Dolly Partonit, shkarkohet nipi i saj që siguronte pronat e këngëtares
-
DEA përfshihet në hetimin për vdekjen e Hayden Panettiere
-
Thellohet misteri rreth vdekjes së Hayden Panettiereit
-
Vdiq në moshën 36-vjeçare aktorja Hayden Panettiere