Ka vdekur në moshën 53-vjeçare, aktorja e famshme hollivudiane, Shannen Doherty, pas një beteje me sëmundjen e kancerit.
"Me zemër të rënduar konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën me kancerin pas shumë vitesh luftimi me sëmundjen," konfirmoi publicistja e vjetër e Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë ekskluzive për “People” të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i Beverly Hills 90210 u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2015.
“Patjetër që kam ditë ku them: “Pse unë?”, kishte thënë Doherty për “People” për zhvillimin e sëmundjes së saj.
Në vitin 2017, Doherty zbuloi se kanceri i saj i gjirit ishte kthyer.
Doherty u bë e famshme si Brenda Walsh në Beverly Hills, 90210, i cili u shfaq premierë në tetor të vitit 1990. Doherty u largua nga shfaqja pas sezonit të katërt, në vitin 1994.
LEXO EDHE: