Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vdekja e Walkerit e kishte goditur fort Rachael Leigh Cook

Rachael Leigh Cook thotë se vdekja e Paul Walker e kishte goditur “fort”. Dyshja punuan së bashku në filmin e vitit 1999, “She's All That”, së bashku me Freddie Prinze Jr, Mattheë Lillard, Anna Paquin, Gabrielle Union, Kieran Culkin, Jodi Lyn O'Keefe, Lil Kim dhe Usher dhe Rachael e ka pranuar se vdekja e Paulit në një aksident me makinë më 2013 e ka lënë të shkatërruar.

“Mbaj mend sa shumë u lëndova kur dëgjova për vdekjen e Paulit, sepse ju gjithmonë mendoni se do të ketë - kjo është gjëja më e rëndë që kam thënë ndonjëherë - por ju gjithmonë mendoni se do të ketë kohë për t’i kujtuar njerëzit, mënyra se si po bëj me ju tani - ose mënyra se si bëra me Matthew Lillardit - për kohën që ishte”, ka thënë ajo për “Vanity Fair”.

Rachael, 41 vjeçe, luajti rolin e Laney Boggsit në film, kurse Paul portretizoi Dean Sampsonin, që sfidoi personazhin e Prinze Jr, Zack Siler, për ta transformuar Laneyn si pjesë e mbretërisë së shkollës. Paul kishte luajtur në serinë e filmave “Fast and Furious”, por vdiq nga plagët e marra në një përplasje me një veturë më 30 nëntor të vitit 2013.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, Paul vdiq pasi makina ishte përplasur me një shpejtësi prej më shumë se 160 kilometrash në orë dhe u mbulua nga flakët.

Miku i tij Roger Rodas, i cili po e ngiste veturën e tipit Porsche Carrera GT, gjithashtu vdiq në aksident. Kristy McCracken, hetuese e rastit, kishte thënë: “Për arsye të panjohura shoferi e humbi kontrollin e automjetit dhe automjeti u rrotullua pjesërisht dhe filloi të udhëtojë në drejtim të juglindjes”.

Filmi i ri i Leigh Cookut mund t’ia zgjojë kujtimet e vjetra. Ajo shfaqet në “He's All That”, një xhirim i filmit të vitit 1999. Përvec “He's All That”, karriera e aktores ka qenë relativisht e qetë deri vonë. Ajo ka bërë vazhdimisht punë zanore për serinë “Robot Chicken” gjatë 15 vjetëve të fundit dhe është shfaqur në filmin televiziv “Cross Country Christmas”.

Jeta e saj personale ka qenë gjithashtu e vështirë. Ajo u shkurorëzua nga bashkëshorti me të cilin ishte martuar për 17 vjet, aktori Daniel Gillies. Dyshja ka dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm