Para se të zbulohej skandali rreth dhënies së mitës për pranimet në kolegjet prestigjioze, ku u përfshinë edhe prindërit e saj, aktorja Lori Loughlin dhe stilisti i modës Mossimo Giannulli, 19-vjeçarja Olivia Jade ishte bloggere e suksesshme në YouTube, ndërsa tani ajo brenda natës ka mbetur pa asgjë.
Pasi që pikërisht nëna e saj, ylli i serisë "Full House", Lori Loughlin, u akuzua se ishte përfshirë në një skandal të madh që e tronditi Amerikën në lidhje me dhënien e mitës për pranimin e fëmijëve në kolegje prestigjioze, 19-vjeçarja Olivia Jade Giannulli nuk e fsheh faktin se është e zemëruar në prindërit e saj.
Për shkak të asaj që po ndodh tani, ajo mbeti pa sponsorë, duke përfshirë Sephora dhe TRESemme, si dhe pa ndjekës në Instagram dhe kanalin e YouTube ku ishte vloggere e suksesshme, ndërsa mund ta humbë edhe titullin e influenceres. Më së shumti është e zemëruar me prindërit për faktin se në fakt ata e kishin "detyruar" që të regjistrohej në fakultetin USC, edhe pse ajo donte t'i përkushtohej karrierës së saj të influenceres, dhe si rezultat ia kanë "shkatërruar jetën".
'Bella dhe Olivia po e përjetojnë shumë vështirë gjithë këtë situatë. Olivia është e zemëruar me prindërit e saj, sepse që nga fillimi u kishte thënë se nuk dëshiron të shkojë në kolegj ndërsa ata insistuan. Ajo po e shijonte karrierën e saj, por kjo me sa duket nuk ishte e mjaftueshme", tha një burim i afërt me 19-vjeçaren, e cila, siç u mësua, madje as nuk e kishte plotësuar vetë aplikacionin e saj për fakultet, shkruan KOHA Ditore
Për shkak të të gjithave që kanë ndodhur, por edhe faktit që gjykatësi Lori Loughlinit dhe bashkëshortit të saj Massimo Giannulli ju ka caktuar të paguajnë garanci prej 1 milion dollarësh për secilin, çifti u detyruan ta vendosin në shitje shtëpinë e tyre luksoze në Bel Air.
-
Aktoreve u kanosen 20 vjet burgim për dhënie të mitës
-
Aktoreve të akuzuara për mitë u kanoset burgu
-
Lori Loughlin dhe Felicity Huffman paditen për mashtrimet rreth regjistrimeve në kolegj
-
SHBA-ja tronditet nga skandali ku përfshihen yjet botërore
-
Gjyqi i Chiara Ferragni: Rënia e influenceres së parë të modës