Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Unikkatili paralajmëron rikthimin

Reperi Viktor Palokaj, i njohur me nofkën Unikkatil, ka njoftuar të shtunën përmes një postimi në Instagram se më 7 maj do të jetë mysafir në një diskotekë në Lozanë të Zvicrës.

Por jo vetëm kaq. Unikkatil ka shkruar edhe një fjali e cila ka ngjallur shumë kureshtje për fansat e tij, që janë jo të paktë në numër.

“Nesër ka me iu kallxu edhe diçka tjetër”, ka shkruar Unikkatil ndër të tjera në këtë postim. Fansat e tij besojnë se është paralajmërim për një këngë ose album të ri.

Kënga e fundit e Unikkatilit ka qenë para dy vitesh, në bashkëpunim me Mozzikun. Në vitet e fundit, Unikkatil nuk ka pasur shumë projekte, pavarësisht paralajmërimeve se do ta lansojë një album të ri.