“Joshua Three” është albumi që i kataluptoi drejt famës, e tani, grupi i famshëm irlandez U2 po i rikthehet pas 30 vitesh, duke e nisur nga Londra turin promovues në Europë.
Me në krye tashmë 57-vjeçarin Bono, grupi legjendar po i rikthehet publikut të hershëm e po i risjell atij të ri këngë që bënë epokë si “With or Without You” apo “I Still Haven’t Found What I’m Looking For”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpektaklin e Londrës, megjithatë, vendosën ta nisin me “Sunday Bloody Sunday” dhe “Pride”-n e frymëzuar nga jeta e Martin Luther King.
Kryeqytetit britanik, Bono dhe pjesa tjetër e grupit i dhanë atë që kërkonte: emocionin e muzikës së vërtetë dhe këngëve të mëdha.
“Është një shfaqje shumë moderne, - këmbëngul ai. - Po e interpretojmë ‘Joshua Three’ sikur të kishte dalë në treg javën e kaluar”.
Nuk është një spektakël nostalgjie. Në një pjesë të kohës, Bono e la muzikën të fliste vet, edhe pse në një moment, një personazh i quajtur “Trump” u cilësua si gënjeshtar nga një kauboj i mirë në një videoklip të stilit “Western”, transmeton tch.
Më shumë se 25 milionë kopje të “The Joshua Tree” u shitën në mbarë botën, duke shënuar pikën kulmore të grupit, që përmes muzikës Rock preku edhe çështje sociale e politike.
Turneu do të vazhdojë në 7 qytete të tjera të mëdha europiane: Berlin, Romë, Barcelone, Dublin, Paris e Amsterdam, dhe përfundon në Bruksel më 1 gusht, për t’u kthyer pastaj në Shtetet e Bashkuara në muajin shtator.