Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Albumi “The Joshua Tree” i U2 rikthehet pas 30 vjetësh

Rikthehet “The Joshua Tree”, albumi që 30 vite më parë i transformoi Bono dhe bashkëpunëtorët e tij, superyje në nivel ndërkombëtar.

Përveç 11 këngëve të diskut origjinal ky edicion përfshin edhe regjistrimin e 1987 në Madison Square Garden, transmeton atsh shkrimin e Tgcom24. Grupi është në tur për të festuar tridhjetë vjetorin e diskut dhe në 15 dhe 16 korrik do të jetë në stadiumin Olimpik të Romës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë botim do të jenë edhe remix të Daniel Lanois, St Francis Hotel, Jacknife Lee, Steve Lillywhite dhe Flood dhe një libër me 84 faqe me foto të papublikuara më parë të shkrepura nga The Edge gjatë sesionit fotografik të 1986 në Mojave Desert.

I publikuar në 9 mars 1987, “The Joshua Tree” përmbante hitin “With Or Without You”, “I Still Haven’t Found What I’m Looking For” dhe “Where The Streets Have No Name”. Këngë që e renditën albumin në vendin e parë si në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, duke shitur 25 milionë kopje në të gjithë botën.

Për të certifikuar statusin e ri të superyjeve të grupit “Time Magazine” i dedikoi U2 kopertinën e numrit të prillit të 1987 duke i quajtur “Rock’s Hottest Ticket”.

Ndër momentet më të paharrueshme të lidhura me atë disk ishte regjistrimi i videos i “Where The Streets Have No Name” mbi çatinë e një dyqani të Los Angeles që paralizoi trafikun e qytetit kalifornian dhe i dha gruput një çmim Brit Award dhe 2 Grammy Award (mes të cilëve albumi i vitit) i pari ndër 22 që morën në karrierën e tyre.