Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U2 anulon koncertin në Berlin, Bono humbi zërin në skenë

Fansat e grupit legjendar U2 mbetën të zhgënjyer në Berlin, pas anulimit të koncertit të tyre të shumëpritur.

Këngëtari i grupit legjendar, Bono, i njohur për vokalin e tij të fuqishëm, humbi zërin në skenë!

Shfaqja kishte filluar dhe grupi irlandez i kishte ofruar audiencës një numër këngësh të njohura të tyre, duke i çuar adhuruesit në delir. Por, pas kësaj, Bono i kërkoi ndjesë turmës, duke thënë: “Nuk vazhdoj dot më. Nuk do të ishte e drejtë për ju”!

Publikut të mbledhur në “Mercedes-Benz Arena”, fillimisht iu tha se do të bëhej fjalë për një pushim të shkurtër, por më vonë u njoftuan se koncerti do të mbyllej, transmeton tch.

Bono u premtoi sidoqoftë organizimin e një shfaqjeje tjetër. Në deklaratën e lëshuar nga grupi thuhej se, Bono ishte në formë të shkëlqyer përpara koncertit, por pas disa këngësh e humbi zërin krejtësisht.

Edhe Bono vazhdon ta promovojë librin me kujtime “Surrender: 40 Songs, One Story” Showbiz Bono vazhdon ta promovojë librin me kujtime “Surrender: 40 Songs, One Story”

“Nuk e dimë çfarë ndodhi, – vazhdon deklarata, – por do të kërkojmë ndihmë mjekësore”.

Adhuruesit, megjithatë, pretendojnë se Bono ishte shprehur se fajin e kanë pasur makineritë që lëshojnë tym në skenë, e se pikërisht ky i fundit mund t’i ketë shkaktuar këngëtarit veteran ndonjë tharje të fytit.