Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

U shpallën fituesit e sivjetmë të çmimeve “Critics Choice Awards”

Filmi “The Power of the Dog” po korrë suksese gjatë këtij sezoni të shpërblimeve në Hollywood.

Projekti i cili vjen me regji të Jane Campion, u nderua me çmimin “Filmi më i mirë”, në edicionin e 27-të të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve “Critics Choice Aëards” e cila u mbajt të dielën mbrëma. Drama e platoformës Netfix i ftoi gjithsej katër shpërblime gjatë mbrëmjes, përfshirë këtu edhe kategorinë “Regjisorja më e mirë”.

Filmi “Belfast” nga Keneth Branagh po ashtu ishte fituesi i shumëfishtë. Derisa në kategoritë për television dominuan serialet “Succession”, “Mare of Easttown” dhe “Ted Lasso”, me nga katër shpërbime secili.

Ngjarja e cila i feson projektet filmike dhe televizive të përzgjedhura nga kritikët dhe gazetarët e showbizit, u zhvillua në Londër dhe Los Angeles në të njëjtën kohë. Taye Diggs dhe Nicole Byer ishin prezantuesit e ceremonisë.

Aktorit të njohur hollywoodian, Will Smith, iu shtua edhe një çmim i rëndësishëm në rrugëtimin e tij drejt “Oscar”. Në ceremoninë “Critics Choice” ai u nderua me shpërbimin “Aktori më i mirë”, për punën e tij të mrekullueshme në biografinë “King Richard”.

Edhe Critics Choice Awards 2026: “One Battle After Another” filmi më i mirë i vitit Showbiz Critics Choice Awards 2026: “One Battle After Another” filmi më i mirë i vitit

“Aktorja më e mirë në film” u shpall Jessica Chestain, po ashtu për performancën e jashtëzakonshme në një film të bazuar në personazh të vërtetë, “The Eyes Of Tammy Faye”.

“Aktori më i mirë i ri” u emërua 11-vjeçari, Jude Hill, për rolin e tij në filmin “Belfast”, ndërsa ky projekt triumfoi edhe në kategorinë “Ekipi më i mirë në film”.

Çmimi “Komedia më e mirë” shkoi për filmin “Licorice Pizza”, kuse me shpërbimin “Filmi më i mirë i animuar” u nderua projekti i studios “Sony Pictures” me titull, “The Mitchells vs the Machines”.

Në kategoritë për televizion, “Drama më e mirë” u shpall seriali “Succession”, kurse aktorët Lee Jung Jae nga seriali “Squid Game” dhe Melanie Lynsky nga “Yellowjackets” u emëruan, “Aktori përkatësisht aktoja më e mirë në dramë”.

“Komedia më e mirë” u shpall “Ted Lasso” ndërsa ylli i këtij seriali, Jason Sudeikis, u nderua me çmimin “Aktori më i mirë në komedi”. Shpërblimi “Aktorja më e mirë komike” shkoi për yllin Jean Smart nga seriali “Hacks”.

Edhe Fituesit më të mëdhenj dhe momentet më të paharrueshme nga Emmy Awards 2025 Showbiz Fituesit më të mëdhenj dhe momentet më të paharrueshme nga Emmy Awards 2025

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u përcoll me parakalimin e yjeve të shumtë mbi qilim të kuq, të tillë si: Halle Berry, Selena Gomez, Rita Ora dhe Taika Waititi, Jared Leto, Lady Gaga, Kristen Stewart, Venus dhe Serena Williams dhe të tjerë.

{gallery}