Twiggy, modelja dhe aktorja britanike 73-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Lesley Lawson, ishte një nga ikonat kulturore të viteve '60.
Sipas saj, në atë kohë, ajo ishte një nga modelet e paketa që kishte prejardhje nga klasa punëtore.
Duke folur në emisionin televiziv britanik “Lorraine”, ajo tha se ndoshta është modelja e parë e klasës punëtore.
“Shumica e modeleve lanë shkollën dhe u bënë modele. Unë isha në shkollën e gramatikës dhe isha shumë e lumtur për këtë”, ka thënë ajo.
Twiggy ka folur edhe për kirurgjinë plastike. Ajo ka theksuar se kur bëhet fjalë për dukjen, kirurgjia plastike nuk është për të.
Sipas saj lumturia që ke në jetë, të bën të dukesh bukur.
“Kur u futa për herë të parë në ‘Broadway’ ishte paksa e frikshme për mua por prapë se prapë ishte një mrekulli”, ka thënë Twiggy
Edhe
Taylor Swift tregon se si përballet me famën e jashtëzakonshme
Sa i përket karrierës Twiggy i ka këshilluar gratë të kenë kujdes, por, megjithatë sipas saj është thjeshtë e drejtë e çdokujt të bëjë atë që do.
Ajo ka theksuar se e di jetën e saj dhe se fytyra ia tregon këtë gjë.
Ajo ka treguar se aktualisht është duke e realizuar një podcast me titullin “Çaj me Twiggyn”.
“Doja që të ishte diçka e thjeshtë, sikur unë dhe miqtë e mi dalim dhe zhvillojmë një bisedë", ka thënë ajo.(Përgatiti: Vita Abrashi – Kajtazi)
