Showbiz

Turneu i hiteve të Madonnës përfshin mbi 40 këngë

Turneu i parë i Madonnës me hitet e saj më të mëdha do të jetë “një dokumentar i karrierës së saj” që përfshin më shumë se 40 këngë, ka thënë producenti i saj.

Stuart Price i ka thënë BB-së se turneu përfshinë katër dekada pamje të arkivuara dhe regjistrime në studio për të treguar ngjarjen e yllit të popit.

Ai shtoi se Madonna ishte plotësisht e shëndetshme pasi kaloi një verë me probleme shëndetësore.

Ylli u gjet pa ndjenja në apartamentin e saj në qershor dhe u dërgua në spital ku mori trajtim për një infeksion serioz bakterial.

Këngëtarja më vonë foli dhe tha se ishte me fat që kishte shpëtuar, teksa e shtyu turneun për në tetor.