Showbiz

Madonna ndjehet me fat që është gjallë

Këngëtarja e njohur amerikan, Madonna, ka shkruar në llogaritë e saj në rrjete sociale se po ndjehet me fat që është gjallë pasi ka kaluar në kohë në kujdes intensiv.

Ajo ka thënë se ishin fëmijët e saj ata i ndjenjën afër për ta përkrahur në kohë të vështirë.

“Dhe kjo është ajo që ka bërë diferencën”, ka shkruar Madonna, raportoi BBC-ja

Ylli 64-vjeçar ishte gati të fillonte turin botëror 7 muajsh kur u detyrua të shtyj datat e fillimit të këtij turi për 3 muaj pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore.

Ajo po konsideron se dashuria nga familja dhe miqtë është kura më e mirë.

“Si nënë, mund të përfshihesh nga nevojat e fëmijëve të tu dhe të japësh gjithçka nga vetja. Por kur hyra në këtë ‘teposhtëze’ fëmijët e mi ishin aty për mua. Pashë një anë të tyre që nuk e kisha parë kurrë më parë”, ka shkruar Madona të dielën në Instagram.

Madonna vazhdoi të falënderonte miqtë e saj për “dashurinë dhe mbështetjen” e tyre në postim, i cili përmban një foto të saj duke përqafuar djalin e saj David dhe një tjetër që pozon pranë vajzës së saj Lourdes.

Ajo gjithashtu ndau një imazh të saj duke mbajtur një fotografi Polaroid të cilën ajo zbuloi se ishte marrë nga Andy Warhol i Keith Haring veshur një xhaketë me fytyrën e Michael Jacksonit të pikturuar në të.

Ajo i përshkroi tre artistët si një "trekëndësh të përsosur shkëlqimi" i cili ajo tha se: “preku kaq shumë jetë duke përfshirë edhe timen”.

Këngëtarja falënderoi menaxherin e saj Guy Oseary për të tashmen.

“Qava kur hapa këtë dhuratë sepse e kuptova se sa me fat jam që jam gjallë. Dhe sa me fat jam që i kam njohur këta njerëz dhe gjithashtu kaq shumë të tjerë që nuk janë më...Dhe faleminderit të gjithë engjëjve të mi që më mbrojtën dhe më lanë të qëndroja për të mbaruar punën time”, ka shkruar ajo.

Në një deklaratë të mëparshme këtë muaj, Madonna tha se plani i saj ishte të ricaktonte pjesën e parë të turneut në Amerikën e Veriut dhe në vend të kësaj të fillonte turneun e saj të festimit në Britani në tetor.

Ajo duhej të fillonte turneun më të madh të hiteve në Kanada më 15 korrik. Ngjarja në Europë është planifikuar të fillojë me katër net në O2 Arena të Londrës nga 14 tetori.

Në njoftimin e turneut në janar, ajo u tha fansave se është e emocionuar.

“Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur me shpresën për t'u dhënë fansave të mi shfaqjen që kanë pritur”, ka thënë ajo.

Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi