Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Truri i lepurushës së ndjerë të Playboyit do t’i dhurohet shkencës

Modelistja e Playboyit dhe ish-mundësja amerikane, Ashley Massaro, ka vdekur tragjikisht të enjten e kaluar në shtëpinë e saj në lagjen njujorkeze “Long Island” në moshën 39-vjeçare.

Truri i saj do t'i dhurohet neuroshkencëtarëve, të cilët do të hetojnë nëse Ashley ka vuajtur nga encefalopatia traumatike kronike (CTE) gjë që mund të diagnostikohet vetëm pas vdekjes. Në vitin 2016 Massaro, së bashku me 60 mundës të tjerë profesionistë, e paditën organizatën e mundjes WWE, duke e akuzuar për problemet neurologjike të shkaktuara në ring nga goditjet e shpeshta në kokë dhe për fshehjen e rreziqeve të mundshme.

Padia u hodh poshtë nga një gjykatës në Connecticut, ndërkohë që u paraqit një ankesë për të cilën duhej të vendosej deri më 8 korrik, shkruan KOHA Ditore.

Në pjesën e vet të padisë, Massaro tha se kishte pësuar lëndime të shumta dhe tronditje të shumëfishta dhe deklaroi se WWE nuk e kishte përgatitur mirë për luftime, nuk i kishte ofruar kujdes të duhur pas lëndimeve, shkruan New York Post.

Kjo është arsyeja se pse është e rëndësishme të kontrollohet truri i saj, thotë avokati që e ka përfaqësuar atë në padi, Konstantine Kyros dhe shton se edhe tek gjashtë mundës të cilët ai i përfaqësoi ishte diagnostikuar CTE pas vdekjes.

Edhe Joshua nis “terapinë e forcës mendore” Luftarake Joshua nis “terapinë e forcës mendore”

Ai e kërkoi lejen për dhurimin e trurit të Kyros nga nëna dhe motra e saj.

“Ato ishin paksa të shqetësuara, por kjo ishte dëshira e Ashley”, - tha ai.