Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Moore tregon për gjendjen e Bruce Willisit që po përballet me demencë

Bruce Willis dhe Demi Moore

Bruce Willis dhe Demi Moore

Aktorja e famshme amerikane, Demi Moore, ish-bashkëshortja e aktorit të njohur, Bruce Willis, i cili vuan nga demenca, ka thënë se gjendja e tij është stabile.

Moore pasi doli në skenë për ta pranuar një çmim në “Hamptons International Film Festival”, përmendi gjendjen e ish-bashkëshortit të saj, shkruan “Fox News”.

“E kam thënë edhe më parë këtë. Kjo sëmundje na bën të kuptojmë se çka është sëmundja dhe mendoj se duhet të jesh tepër i fortë për ta pranuar se çfarë lloji i sëmundjes është kjo. Por duke e ditur se nëpër çfarë po kalon, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Moore.

Familja e Willisit pati bërë të ditur se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen aphasia, lloj i demencës, në pranverë të vitit 2022 dhe muaj më vonë Moore pati bërë të ditur se sëmundja i ka përparuar.

“Familja jonë dëshiron të fillojë duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj dashurisë e mbështetjes që po na ofrohet që kur kemi bërë të ditur diagnozën e Bruceit. Pasi ka ndodhur kështu, deshëm të ju informojmë rreth gjendjes që ka bashkëshorti, babai e shoku ynë, pasi tani po e kuptojmë më mirë atë se me çfarë është duke u përballur”, pati shkruar Moore në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në muajin shkurt të vitit 2023.

Edhe Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale Showbiz Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale

Ajo ka shpjeguar se fillimisht, në pranverë të 2022-ës, Willis ishte diagnostikuar me sëmundjen aphasia dhe se më pas ka përparuar kjo sëmundje dhe diagnoza e tij specifike ishte demenca frontemporale e njohur si FTD.

“Fatkeqësisht sfidat me komunikimin janë vetëm një nga simptomat me të cilat përballet Bruce. Ndërkohë që kjo është e dhimbshme, por është pak lehtësuese që tash e kemi diagnozën”, pati shkruar tutje Moore.

Tani aktorja dhe familja e aktorit kanë mësuar se si të punojnë me diagnozën e tij.

“National Institute of Ageing” ka deklaruar se FTD-ja është rezultat i dëmtimit të neuroneve që ndodhen në zonën frontale dhe temporale të trurit.

“Mund të ketë simptoma të ndryshme, përfshirë sjelljen e pa zakonshme, problemet emocionale, vështirësi në komunikim, vështirësi në punë si dhe vështirësi në të ecur”, thuhet në deklaratë.

Edhe Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë Showbiz Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë

Ylli i filmit “Die Hard” është pensionuar nga aktrimi në vitin 2022, pas diagnostikimit me aphasia.

Moore e Willis ishin bashkë për 13 vjet deri më 2000. Ata kanë tri vajza.