---
description: Aktorja e famshme, Demi Moore, ish bashkëshortja e aktorit të njohur, Bruce Willis, i cili vuan nga sëmundja e demencës, ka thënë se gjendja e tij është stabile
title: Demi Moore tregon për gjendjen e Bruce Willisit që po përballet me demencë
image: https://resources.koha.net/images/2024/October/15/7892d23f-c25a-482a-bcb2-74cf0cc05a3e.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Showbiz

# Demi Moore tregon për gjendjen e Bruce Willisit që po përballet me demencë

![Bruce Willis dhe Demi Moore](https://resources.koha.net/images/2024/October/15/7892d23f-c25a-482a-bcb2-74cf0cc05a3e.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Bruce Willis dhe Demi Moore

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 15 tetor 2024 09:35
- Shpërndaje në:

- Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi [![Vita Abrashi-Kajtazi](https://resources.koha.net/authors/2025/January/22/4af60a3a-132e-4cca-a480-6e3989136f75.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/vita-abrashi-kajtazi/articles)
- 15 tetor 2024 09:35
- Shpërndaje në:

Aktorja e famshme amerikane, Demi Moore, ish-bashkëshortja e aktorit të njohur, Bruce Willis, i cili vuan nga demenca, ka thënë se gjendja e tij është stabile.

Moore pasi doli në skenë për ta pranuar një çmim në “Hamptons International Film Festival”, përmendi gjendjen e ish-bashkëshortit të saj, shkruan “Fox News”.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/October/15/dc8009f2-4ae2-4c24-94d6-ed9cdbb569ec.webp?q=90&w=980)

“E kam thënë edhe më parë këtë. Kjo sëmundje na bën të kuptojmë se çka është sëmundja dhe mendoj se duhet të jesh tepër i fortë për ta pranuar se çfarë lloji i sëmundjes është kjo. Por duke e ditur se nëpër çfarë po kalon, gjendja e tij është stabile”, ka thënë Moore.

Familja e Willisit pati bërë të ditur se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen aphasia, lloj i demencës, në pranverë të vitit 2022 dhe muaj më vonë Moore pati bërë të ditur se sëmundja i ka përparuar.

“Familja jonë dëshiron të fillojë duke shprehur mirënjohjen e thellë ndaj dashurisë e mbështetjes që po na ofrohet që kur kemi bërë të ditur diagnozën e Bruceit. Pasi ka ndodhur kështu, deshëm të ju informojmë rreth gjendjes që ka bashkëshorti, babai e shoku ynë, pasi tani po e kuptojmë më mirë atë se me çfarë është duke u përballur”, pati shkruar Moore në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, në muajin shkurt të vitit 2023.

[Edhe ![Emma Heming Willis: Bruce është ende shumë gazmor](https://resources.koha.net/images/2026/March/23/103945d2-26f5-4c26-9263-bc705a221bb4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 11 sht 2026 Emma Heming Willis: Bruce është ende shumë gazmor](https://www.koha.net/showbiz/emma-heming-willis-bruce-eshte-ende-shume-gazmor)

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/October/15/bfcbf83e-d49d-4cfe-98c8-ad5ba7b93803.webp?q=90&w=980)

Ajo ka shpjeguar se fillimisht, në pranverë të 2022-ës, Willis ishte diagnostikuar me sëmundjen aphasia dhe se më pas ka përparuar kjo sëmundje dhe diagnoza e tij specifike ishte demenca frontemporale e njohur si FTD.

“Fatkeqësisht sfidat me komunikimin janë vetëm një nga simptomat me të cilat përballet Bruce. Ndërkohë që kjo është e dhimbshme, por është pak lehtësuese që tash e kemi diagnozën”, pati shkruar tutje Moore.

Tani aktorja dhe familja e aktorit kanë mësuar se si të punojnë me diagnozën e tij.

“National Institute of Ageing” ka deklaruar se FTD-ja është rezultat i dëmtimit të neuroneve që ndodhen në zonën frontale dhe temporale të trurit.

![](https://resources.koha.net/wysying/2024/October/15/ef68fa1e-0aea-4b9b-b059-733acb5d777c.webp?q=90&w=980)

“Mund të ketë simptoma të ndryshme, përfshirë sjelljen e pa zakonshme, problemet emocionale, vështirësi në komunikim, vështirësi në punë si dhe vështirësi në të ecur”, thuhet në deklaratë.

[Edhe ![Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale](https://resources.koha.net/images/2025/March/12/9c7179f2-0f3a-4d10-b126-a30434316c09.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 16 qer 2026 Gruaja e Bruce Willisit flet për keqkuptimin më të shpeshtë rreth demencës frontotemporale](https://www.koha.net/showbiz/emma-hemming-willis-sqaron-keqkuptimin-me-te-shpeshte-rreth-demences-frontotemporale)

Ylli i filmit “Die Hard” është pensionuar nga aktrimi në vitin 2022, pas diagnostikimit me aphasia.

Moore e Willis ishin bashkë për 13 vjet deri më 2000. Ata kanë tri vajza.  

[#Bruce Willis](https://www.koha.net/tag/bruce-willis) [#Demi Moore](https://www.koha.net/tag/demi-moore) [#aphasia](https://www.koha.net/tag/aphasia) [#demenca frontemporale](https://www.koha.net/tag/demenca-frontemporale) [#dementia](https://www.koha.net/tag/dementia) [#demenca](https://www.koha.net/tag/demenca) [#forntemporal dementia](https://www.koha.net/tag/forntemporal-dementia) [#diagnosis](https://www.koha.net/tag/diagnosis) [#hollywood couple](https://www.koha.net/tag/hollywood-couple)

Artikuj të ngjashëm

- [![Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë](https://resources.koha.net/images/2026/March/23/103945d2-26f5-4c26-9263-bc705a221bb4.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 23 mar 2026 Mes përballjes me demencën, Bruce Willis dhe Emma Heming shënojnë 17 vjet martesë](https://www.koha.net/showbiz/emma-heming-willis-feston-17-vjetorin-e-marteses-me-bruce-willis)
- [![Bruce Willis nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca](https://resources.koha.net/images/2026/January/29/d9220bd3-524b-401d-a080-320ca204bb6d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 29 jan 2026 Bruce Willis nuk është i vetëdijshëm se vuan nga demenca](https://www.koha.net/showbiz/bruce-willis-nuk-eshte-i-vetedijshem-se-vuan-nga-demenca)
- [![Emma thotë se Krishtlindjet kanë ndryshuar pas diagnostikimit të Bruceit me demencë](https://resources.koha.net/images/2025/August/27/90d85646-4b17-4181-9518-d66cbb605226.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Showbiz 23 dhj 2025 Emma thotë se Krishtlindjet kanë ndryshuar pas diagnostikimit të Bruceit me demencë](https://www.koha.net/showbiz/emma-heming-willis-krishtlindjet-kane-ndryshuar-pas-diagnostikimit-te-bruceit-me-demence)

[Showbiz.]() [Bradley Cooper rikthehet në ekran me filmin e ri “G.I. Joe”, premiera në vitin 2028](https://www.koha.net/showbiz/bradley-cooper-rikthehet-ne-ekran-me-filmin-e-ri-gi-joe-premiera-ne-vitin-2028)

[Lifestyle.]() [Gjashtë zakone që mund të përkeqësojnë depresionin](https://www.koha.net/lifestyle/gjashte-zakone-qe-mund-te-perkeqesojne-depresionin)

[Botë.]() [Eisenkot merr zyrtarisht mandatin ta formojë qeverinë e re në Izrael](https://www.koha.net/bote/eisenkot-merr-zyrtarisht-mandatin-ta-formoje-qeverine-e-re-ne-izrael)

[Arbëri.]() [Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi do t'i ketë 10 nga 29 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar](https://www.koha.net/arberi/lista-e-udhehequr-nga-enkel-rexhepi-do-ti-kete-10-nga-29-mandate-ne-keshillin-kombetar-shqiptar-1)

[Futboll.]() [Zhegrova sërish zëvendësues, një pikë për Juven](https://www.koha.net/futboll/zhegrova-serish-zevendesues-nje-pike-per-juven)

[Futboll.]() [Barcelona fiton derbin e zjarrtë dhe mbetet lidere](https://www.koha.net/futboll/barcelona-permbys-rezultatin-ne-epersi-ndaj-atleticos)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Demi Moore tregon për gjendjen e Bruce Willisit që po përballet me demencë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/showbiz/demi-moore-tregon-per-gjendjen-e-bruce-willisit-qe-po-perballet-me-demence","datePublished":"2024-10-15T09:35:08+02:00","dateModified":"2026-07-11T08:05:10+02:00","articleSection":"Showbiz","wordCount":429,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Aktorja e famshme, Demi Moore, ish bashkëshortja e aktorit të njohur, Bruce Willis, i cili vuan nga sëmundja e demencës, ka thënë se gjendja e tij është stabile","url":"https://www.koha.net/showbiz/demi-moore-tregon-per-gjendjen-e-bruce-willisit-qe-po-perballet-me-demence","keywords":"Bruce Willis, Demi Moore, aphasia, demenca frontemporale, dementia, demenca, forntemporal dementia, diagnosis, hollywood couple","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2024/October/15/7892d23f-c25a-482a-bcb2-74cf0cc05a3e.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
