Boksieri i peshës së rëndë, Anthony Joshua, është kthyer në palestër pas aksidentit ku humbën jetën dy shokët e tij të ngushtë, anëtarë të ekipit.
Ish-kampioni botëror i peshës së rëndë, 36-vjeçari Joshua, pati lëndime të lehta në incidentin e 29 dhjetorit në Nigeri.
Sina Ghami dhe Latif Latz’ Ayodele vdiqën në makinën ku Joshua ishte pasagjer.
19 ditë pas aksidentit, Joshua postoi një video në rrjetin social “Snapchat” duke stërvitur, me mesazhin se ka nisur “terapinë e forcës mendore”.
Joshua e mposhti Jake Paulin në Miami më 19 dhjetor, dhjetë ditë para përplasjes me makinë, derisa ishte në pushime në Nigeri.
Artikuj të ngjashëm
-
Shoferi i veturës ku u lëndua Joshua paraqitet në gjykatë
-
Dy shokë të Joshuas mbetën të vdekur në aksidentin në Nigeri
-
Joshua në gjendje stabile pas aksidentit që la dy të vdekur
-
Joshua lëndohet në aksidentin ku vdiqën dy persona
-
Prenga testoi seriozisht Joshuan që megjithatë hap rrugën për duelin me Furyn